Marco Rubio mbërrin në Paris, pritet të takohet me presidentin Macron për të diskutuar për luftën në Ukrainë

Bota

Marco Rubio mbërrin në Paris, pritet të takohet me presidentin Macron për të diskutuar për luftën në Ukrainë

Më: 17 prill 2025 Në ora: 10:29
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka zbarkuar në Paris përpara bisedimeve me Emmanuel Macron për përfundimin e luftës në Ukrainë.

I dërguari i posaçëm Steve Witkoff gjithashtu pritet të bashkohet me Rubio për ato bisedime, por pak më vonë.

Rubio dhe Witkoff pritet të dëgjojnë shqetësimet evropiane për luftën në Ukrainë, ndërsa SHBA-të përpiqen të negociojnë një zgjidhje paqeje.

Zhgënjimi i Donald Trump me Rusinë dhe Ukrainën është rritur gjatë bisedimeve, të cilat kanë përjashtuar kryesisht kontinentin evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat