Në Myanmar janë mbajtur funerale për pothuajse nxënës dhe mësues që dyshohet se janë vrarë në një sulm ajror ndaj një shkolle lokale nga një avion luftarak i juntës ushtarake.
Grupet lokale të rezistencës thanë të martën se të paktën 17 nxënës dhe dy mësues vdiqën në sulmin në fshatin Ohe Htein Twin, në qytezën Tabayin të rajonit Sagaing, i njohur edhe si Depayin.
Raportet e tyre thanë se deri në 100 persona u plagosën.
Nxënësit e vdekur ishin nga klasa e dytë deri në të njëmbëdhjetë, me më të riun shtatë vjeç, sipas Qeverisë në hije të Unitetit Kombëtar, e cila shërben si një organizatë ombrellë për kundërshtarët e sundimit ushtarak.
Një raport në gazetën shtetërore Global New Light of Myanmar të martën mohoi se ushtria kishte kryer sulmin, duke thënë se mediat keqdashëse po përhapnin qëllimisht informacione të rreme.