Tërmet i fuqishëm 6.5 Rihter godet Kolumbinë! Panik në disa qytete, banorët largohen nga banesat

Bota

Tërmet i fuqishëm 6.5 Rihter godet Kolumbinë! Panik në disa qytete, banorët largohen nga banesat

Më: 8 qershor 2025 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter ka goditur Kolumbinë ditën e sotme.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur një thellësi fokale prej vetëm 10 kilometrash, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen në një rreze të gjerë.

Autoritetet po vlerësojnë dëmet e mundshme materiale dhe ndikimin te popullata, ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima.

Ndjeshmëria e lartë e lëkundjeve ka shkaktuar panik në disa qytete, ku banorët janë larguar nga banesat për të qëndruar në ambiente të hapura.

Më shumë detaje priten në orët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat