Rregullatori bërthamor global konfirmon se objekti kryesor bërthamor në Iran është goditur

Bota

Rregullatori bërthamor global konfirmon se objekti kryesor bërthamor në Iran është goditur

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka konfirmuar se objekti kryesor i pasurimit të uraniumit në Natanz është goditur nga sulmet izraelite në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Në një postim në X (ish-Twitter), IAEA deklaroi se po:

"monitoron nga afër situatën jashtëzakonisht shqetësuese në Iran".

Agjencia tha gjithashtu se është në kontakt me autoritetet iraniane për të verifikuar nivelet e rrezatimit në këtë objekt, si dhe me inspektorët e saj që ndodhen në Iran.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat