Siç u tha, Kryeministri izraelit Netanyahu po jep një intervistë të drejtpërdrejtë për Fox News në SHBA.
Ai lavdëron Donald Trump disa herë, duke i thënë moderatorit Bret Baier se ai dhe Trump janë “plotësisht të koordinuar”.
Trump ka thënë se SHBA nuk janë të përfshira në konflikt, shkruan BBC transmeton Bota sot.
Kur u pyet nëse ka kërkuar nga Trump bomba “bunker buster” të prodhuara në SHBA — armë që mund të shkatërrojnë objektiva nëntokësorë — Netanyahu tha:
“Nuk do të hyj në diskutimet e mia me presidentin.”
“Por kuptoni që vendimet e tij janë vendimet e tij,” shtoi Netanyahu.
Ai gjithashtu tha se Izraeli ka dëmtuar tashmë kapacitetin bërthamor të Iranit, duke përfshirë një sulm ndaj një impianti bërthamor në Isfahan, në qendër të vendit.
Baier insistoi përsëri për aftësinë e Izraelit për të goditur vendet bërthamore iraniane nën tokë.
Netanyahu tha: “Kemi disa truke në mëngë, dhe nuk mendoj se duhet të hyj në detaje.”
Së shpejti do të kemi më shumë përditësime mbi intervistën.