Ky është momenti kur anija Eternit C me flamur liberian dhe në operim të një kompanie greke u fundos në Detin e Kuq.
10 anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan, ndërsa 3 të tjerë humbën jetën nga sulmi me raketa i rebelëve Huthi të Jemenit.
Anija pësoi dëme të konsiderueshme dhe humbi të gjitha sistemet shtytëse. Në zonë janë duke u zhvilluar operacione kërkim-shpëtimi me qëllim gjetjen e personave të tjerë të stafit të mbijetuar. Pesë detarë u gjetën pasi kishin qëndruar 24 orë në ujë.
Dyshohet se një pjesë e personelit prej 25 anëtarësh është marrë peng nga rebelët Huthi. Grupi, i mbështetur nga Irani, deklaroi se sulmuan anijen sepse po shkonte drejt Izraelit.
Kjo është anija e dytë që Huthit fundosin brenda një jave. Që nga nëntori i vitit 2023, Huthët kanë goditur rreth 70 anije tregtare me raketa dhe dronë në Detin e Kuq, duke fundosur 4 prej tyre.
Grupi thotë se do të vijojë mbështetjen për palestinezët që luftojnë në Gaza.