​Vazhdojnë kërkimet për avionin e zhdukur në Australi

Bota

​Vazhdojnë kërkimet për avionin e zhdukur në Australi

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 20:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një kërkim është duke u zhvilluar pasi një avion i vogël me dy persona në bord u zhduk mbi Ngushticën Bass të Australisë të shtunën, raportuan sot mediat lokale.

Avioni me një pilot mashkull dhe një pasagjere femër në bord nuk arriti të ulej në Aeroportin Hillston në Uellsin e Ri Jugor pasi u nis nga George Town - Tasmania, të shtunën, raportoi Korporata Australiane e Transmetimeve, transmeton kp.

Piloti, 70-vjeç, dhe pasagjerja femër 60-vjeç, janë banorë të Tasmania.

Përpjekjet e kërkimit po vazhdojnë në zonat e Tasmania dhe Victoria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat