Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin Trump-Zelensky

Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin Trump-Zelensky

Nga: Bota sot Më: 12 gusht 2025 Në ora: 21:32
Volodymyr Zelensky, Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar planet e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvilluar një takim virtual nesër me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe aleatët evropianë, shkruan BBC, përcjell "Bota sot".

Siç u raportua më herët, edhe zyra e presidentit Zelensky ka konfirmuar për CBS mbajtjen e këtij takimi, duke theksuar rëndësinë e tij në kontekstin aktual të zhvillimeve ndërkombëtare.

Thirrja do të zhvillohet përpara takimit të shumëpritur të Trump me presidentin rus Vladimir Putin, i planifikuar për të premten.

Takimi Trump-Zelensky pritet të fokusohet në çështje të sigurisë, mbështetjes për Ukrainën dhe koordinimin me aleatët evropianë përpara diskutimeve me Kremlinin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat