​Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe në Lindjen e Mesme e Ukrainë

Bota

​Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe në Lindjen e Mesme e Ukrainë

Më: 7 shtator 2025 Në ora: 16:55
Papa Leoni XIV

Papa Leoni XIV bëri thirrje për paqe në Tokën e Shenjtë në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe rajone të tjera të prekura nga konflikti gjatë lutjeve të sotme në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

"Zoti nuk do luftë. Zoti do paqe! Dhe Zoti mbështet ata që angazhohen për të thyer spiralen e urrejtjes dhe për të ecur në rrugën e dialogut," tha Papa, raportoi Vatican News.

Pas meshës, Leoni inkurajoi të gjithë të "vazhdojnë lutjet e tyre për popullin e Tokës së Shenjtë, Ukrainën dhe çdo pjesë të botës të pllakosur nga lufta".

Papa iu drejtua gjithashtu udhëheqësve botërorë, duke theksuar se "fitoret e dukshme të arritura përmes armëve, që mbjellin vdekje dhe shkatërrim, janë në fakt disfata dhe ato kurrë nuk sjellin paqe ose siguri".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat