Siç pritej, Presidenti francez Emmanuel Macron konfirmon se qeveria e tij do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez, duke iu bashkuar një vale vendesh që e kanë bërë këtë në javët e fundit.
Deklaratën e ka bërë gjatë fjalimit në Kombet e Bashkuara.
Macron tha se bota është vetëm pak çaste larg nga arritja e paqes.
"Nuk mund të presim më", tha Macron.
Macron dënon sulmet e 7 tetorit dhe thotë se dëshiron të shohë paqe në rajon të krijuar nga dy shtete që jetojnë krah për krah.
“Asgjë nuk e justifikon luftën e vazhdueshme”, deklaron Macron.