Nënshkruhet dokumenti për marrëveshjen e Gazës

Bota

Nënshkruhet dokumenti për marrëveshjen e Gazës

Më: 13 tetor 2025 Në ora: 19:16
Disa nga udhëheqësit botërorë që po marrin pjesë në samitin në Egjipt.

Në samitin për paqe në Egjipt, presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një dokument me Egjiptin, Turqinë dhe Katarin, për marrëveshjen e armëpushimit në Gazë.

Në këtë samit po marrin pjesë mbi 20 udhëheqës nga shtetet më të fuqishme të botës.

Në Egjipt, Trump nisi fjalimin duke treguar se çfarë dokumenti po nënshkruajnë.

“Ne do të nënshkruajmë një dokument që do të shpalosë detaje të shumë rregullave dhe gjëra të tjera. Është dokument shumë gjithëpërfshirës”, tha ai.

Ndërkaq, duke e nënshkruar dokumentin ai tha: “U deshën 3.000 vjet të arrinim në këtë pikë. A mund ta besoni? Do të respektohet”, tha ai. / REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat