Ari ra me rreth 7.5 për qind të mërkurën në 4,036 dollarë nga një rekord prej 4,381.6 dollarësh të hënën.
Mes sinjaleve nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për lehtësimin e mundshëm të tensioneve tregtare me Kinën, çmimet e arit kanë shënuar rënie këtë javë.
Ritmi historik i metalit të çmuar të hënën u nxit nga tensionet tregtare midis dy ekonomive kryesore, pritjet për ulje të normave nga Rezerva Federale dhe lëvizja e bankave qendrore për të blerë ar për rezervat e tyre, transmeton AA.
Por pas vërejtjeve të Trump për arritjen e një "marrëveshjeje të drejtë" me Pekinin, pas kërcënimeve për të vendosur tarifa 100% për shkak të lëvizjes së Kinës për të shtrënguar kontrollet e eksportit të metaleve të rralla, ari ra ndjeshëm.
Çmimi i argjendit për ons gjithashtu ra me 12% nga pika e tij më e lartë prej 54.5 dollarësh javën e kaluar në 47.9 dollarë të mërkurën.