Protestohet kundër qeverisë në Meksikë, 120 persona lëndohen nga përleshjet

Bota

Protestohet kundër qeverisë në Meksikë, 120 persona lëndohen nga përleshjet

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 07:11
Foto ilustrim

Të paktën 120 persona, 100 prej tyre oficerë policie, janë lënduar në përleshjet gjatë protestave antiqeveritare në Mexico City, tha policia.

Mijëra demonstrues marshuan në kryeqytetin meksikan të shtunën për të protestuar kundër krimit të dhunshëm dhe qeverisë së presidentes, Claudia Sheinbaum, shkruan BBC.

Sheinbaum tha se marshimet, të cilat u zhvilluan edhe në qytete të tjera, ishin financuar nga politikanë të krahut të djathtë që kundërshtojnë qeverinë e saj.

Tubimi u organizua nga grupet rinore të Gjeneratës Z, duke marrë mbështetje nga qytetarët që protestojnë kundër vrasjeve të profilit të lartë, përfshirë vrasjen vetëm disa javë më parë të kryetarit të bashkisë së Uruapan, Carlos Manzo i cili kishte bërë thirrje për veprime të ashpra kundër karteleve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat