Tragjedi në Marok, shemben 2 ndërtesa, të paktën 19 viktima

Bota

Tragjedi në Marok, shemben 2 ndërtesa, të paktën 19 viktima

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 12:45
Tragjedi në Marok

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën pasi dy ndërtesa u shembën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Marok. Ndërsa 16 persona të tjerë u plagosën.

Ekipet e shpëtimit, ekipet e emergjencës, kanë vijuar menjëherë kërkimet, për të shpëtuar njerëzit që mund të jenë bllokuar nën rrënoja.

Në të dy ndërtesat banonin tetë familje.

Autoritetet lokale shprehet të shqetësuar se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat