OBSH: Rritni taksat mbi alkoolin, duhanin dhe pijet me sheqer

Bota

OBSH: Rritni taksat mbi alkoolin, duhanin dhe pijet me sheqer

Më: 14 janar 2026 Në ora: 19:23
Foto ilustruese

Taksa deri në 50% deri në vitin 2035. Është kjo kërkesa e Organizatës Botërore e Shëndetësisë e cila vazhdon të kërkojë taksa më të larta mbi alkoolin, pijet me sheqer dhe duhanin, tre produkte të dëmshme për shëndetin, shkruan salute.eu.

Sipas OBSH ritja e taksave zvogëlon konsumin, pasuron arkën qeveritare dhe i dekurajon të rinjtë që të fillojnë.

Megjithatë, çmimet e alkoolit dhe pijeve me sheqer po bien, pjesërisht për shkak të politikave në shumë vende të cilat theksojnë se përdorimi i tyre çon në sëmundje: diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, obeziteti dhe kanceri.

Rritja e taksave për të rritur koston e këtyre produkteve është mënyra e duhur për të ulur shpejt konsumin dhe për të ndaluar përhapjen e sëmundjeve në zhvillim – sëmundje që mund të shmangen me stile jetese të shëndetshme.

Lidhja midis pijeve me sheqer dhe diabetit mund të varet nga mikrobioma e zorrëve.

Kjo është arsyeja pse OBSH po propozon taksa deri në 50% deri në vitin 2035.

Dy Raportet Globale të publikuara së fundmi, të paraqitura nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, flasin qartë: Taksat duhet të përshtaten me kontekstin e secilit vend, ato janë e vetmja mënyrë e zbatueshme për të ulur kostot njerëzore të sëmundjeve të parandalueshme duke ulur ndjeshëm, nëse jo duke i eliminuar, këto tre produkte nga jeta e banorëve të planetit.

“Taksat janë një nga mjetet më me ndikim që kemi për të promovuar shëndetin dhe për të parandaluar sëmundjet”, theksoi Ghebreyesus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat