Gjermanët bëri më shumë tregti me Kinën, sesa me Amerikën, vitin e kaluar.
Zyra Federale e Statistikave bëri me dije se vendi aziatik tejkaluar sërish Shtetet e Bashkuara si partneri më i rëndësishëm tregtar i fuqisë më të madhe ekonomikë në Evropë - Gjermanisë.
Sipas llogaritjeve të publikuara të premten, në vitin 2025 vëllimi i importeve dhe eksporteve në tregtinë me Republikën Popullore të Kinës arriti në 251.8 miliardë euro.
Me një rritje prej 2.1 për qind Kina, e cila kishte qenë partneri kryesor tregtar i Gjermanisë nga viti 2016 deri më 2023, rimori vendin e parë nga SHBA-ja, që e kishte mbajtur këtë pozicion më 2024, raporton DPA, përcjellë KP.
Tregtia e vendit evropian me Shtetet e Bashkuara u ndikua gjatë vitit të kaluar nga përplasjet tregtare dhe tarifat e vendosura nën administratën e presidentit Donald Trump. Por, pavarësisht një rënieje prej për qind, SHBA-ja mbeti partneri i dytë më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë, me një qarkullim total prej 240.5 miliardë eurosh.
Tarifat më të larta dhe politika agresive tregtare e Trumpit nuk ndryshuan faktin që, si në 10 vjetët e mëparshme, SHBA-ja mbeti tregu më i rëndësishëm për produktet “Made in Germany”, edhe në 2025.
Kompanitë gjermane shitën mallra me vlerë 146.2 miliardë euro në SHBA, 9.4 për qind më pak se një vit më parë. Humbje të ndjeshme (-17.8 për qind) u regjistruan në sektorin e automobilave dhe pjesëve përkatëse.
Franca renditet e dyta ndër destinacionet kryesore të eksporteve gjermane, e ndjekur nga Holanda, ndërsa Kina zë vetëm vendin e gjashtë në këtë listë.
Produktet kineze dominojnë importet në Gjermani që nga viti 2015. Për këtë vend, edhe vitin e kaluar, Kina ishte larg vendi furnizues më i rëndësishëm, me importe në vlerë prej 170.6 miliardë eurosh, një rritje prej 8.8 për qind.