Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është thirrur më vonë gjatë së shtunës në Nju Jork.
Thirrje për takim kanë bërë Bahreini, Kolumbia, Kina, Rusia dhe Franca.
Njoftimi vjen pasi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i ka dënuar sulmet e së shtunës në Lindje të Mesme.
Zyrtarët e OKB-së bëjnë thirrje për qetësi dhe për një ndërmjetësim të menjëhershëm për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve.