Netanyahu telefonon Trump, afër ka librin ‘Aleatët në luftë’

Bota

Netanyahu telefonon Trump, afër ka librin ‘Aleatët në luftë’

Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 17:30
Benjamin Netanyahu

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka postuar një foto në platformën X ku ai shfaqet duke zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu në bisedën e tij me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump”, është e shkruar në postim.

Ajo që bie në sy është se mbi tavolinën e Netanyahut qëndron libri Aleatët në Luftë” nga Tim Bouverie.

Image
Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka postuar një foto në platformën X

 

Thirrja telefonike vjen pas sulmit të përbashkët të këtyre dy shteteve ndaj Iranit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat