Sulm i bandave në Haiti, të paktën 30 viktima në Kenscoff

Bota

Sulm i bandave në Haiti, të paktën 30 viktima në Kenscoff

Më: 24 gusht 2026 Në ora: 21:06
Fotoilustrim

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në një sulm të bandave kriminale në një lagje të Kenscoff, qytet rreth 20 kilometra larg kryeqytetit të Haitit, Port-au-Prince.

Bilancin e viktimave e bëri të ditur për Reuters kryebashkiaku i Kenscoff, Jean Massillon. Ngjarja është pjesë e një serie sulmesh që kanë përfshirë zonën gjatë dy viteve të fundit.

Kenscoff është përballur vazhdimisht me aktivitetin e bandave, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut kanë raportuar më herët për vrasje, përdhunime dhe rrëmbime.

Dhuna ka rënduar më tej situatën e sigurisë në Haiti dhe ka detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Sulmet e përsëritura kanë krijuar pasiguri të madhe për komunitetet lokale, ndërsa autoritetet përballen me vështirësi në kontrollin e territorit dhe mbrojtjen e banorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat