​16 të vdekur në Egjipt nga aksidenti me autobus

Bota

​16 të vdekur në Egjipt nga aksidenti me autobus

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 16:12
Egjipt

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën në një aksident me autobus në lindje të Egjiptit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e vendit, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

28 persona të tjerë janë lënduar në rrugën mes qyteteve të Detit të Kuq, Dahab dhe Nuweiba, në provincën e Sinait Jugor, të mërkurën në mëngjes.

Sipas ministrisë, në vendin e aksidentit janë dërguar deri në 20 ambulanca për të ofruar ndihmën e parë dhe për të evakuuar të lënduarit. Shkaku i aksidentit mbetet i panjohur.

Zona është një destinacion i njohur turistik, që tërheq vizitorë nga e gjithë bota.

Aksidentet vdekjeprurëse rrugore janë të shpeshta në Egjipt, ndërsa autoritetet raportuan gati 6,000 viktima në vitin 2025.

Këto aksidente shpesh i atribuohen drejtimit të pakujdesshëm dhe mirëmbajtjes së dobët të rrugëve.

Muajin e kaluar, 18 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u lënduan kur dy kamionë u përplasën në provincën verilindore të Ismailias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat