Trump takohet me liderët e Japonisë, Australisë dhe Indisë në samitin e QUAD-it

Bota

Trump takohet me liderët e Japonisë, Australisë dhe Indisë në samitin e QUAD-it

Nga: A.SH. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 14:20
Foto nga takimi

Presidenti amerikan, Donald Trump, është takuar në Manila me liderët e Japonisë, Australisë dhe Indisë.

Këto takimë u bënë në kuadër të dialogut katërpalësh të sigurisë, të njohur si QUAD, përcjell Bota sot.

Trump, kryeministri indian Narendra Modi, kryeministrja japoneze Sanae Takaichi dhe kryeministri australian Anthony Albanese realizuan fillimisht një fotografi të përbashkët, përpara se të zhvillonin një samit katërpalësh.

Takimi vjen pas mbërritjes së Trumpit në kryeqytetin e Filipineve, Manila, ku ai ka zhvilluar një sërë takimesh me liderët e vendeve pjesëmarrëse në këtë format bashkëpunimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat