Nga sot nis Panair i tretë Universitar Francez në Kosovë

Ekonomi

Nga sot nis Panair i tretë Universitar Francez në Kosovë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 05:59
Ilustrim

Campus France, Ambasada Frnceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë Panairin e tretë Universitar Francez në Kosovë.

Rreth pesëmbëdhjetë universitete franceze do të jenë të pranishme përmes platformës online, për të prezantuar programet e tyre gjatë uebinarëve dhe për të takuar studentët gjatë takimeve virtuale.

Në këtë panair do të prezantohen të gjitha fushat e studimit: shkenca, shkencat humane, informatikë, gazetari etj…

Gjatë gjithë javës, personi përgjegjës i Campus France do të organizojë konferenca për të prezantuar studimet në Francë, se: Si të aplikoni? Cilat janë procedurat e aplikimit? Cilat programe? Etj….

Campus France dhe Aleanca Franceze e Prishtinës do të udhëzojnë studentë kosovarë dhe profesionistë të rinjë rreth studimeve në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat