Nuk ka kourum për votimin e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore të vitit 2021

Ekonomi

Nuk ka kourum për votimin e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore të vitit 2021

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 12:53
Komisioni për Buxhet dhe Transfere

Komisioni për Buxhet dhe Transfere nuk ka pas kourum për votimin në parim të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021.

Gjatë mbledhjes që u mbajt sot nga ora 10:00 nuk o votua as edhe pika e gjashtë e rendit të ditës ajo e shqyrtimit të raportit vjetor financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2019.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Sali Bashota, ka deklaruar se janë duke punuar në kushte jo të mira infrastrukturore.

Ai më tej ka shtuar se ata kanë punuar dhe kanë menaxhuar me kujdes pjesën financiare dhe të hyrat për vitin 2019.

Në këtë komision është miratuar kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat