OEK: Mjetet e ndara nga Qeveria të pamjaftueshme për subvencionin e pagave

Ekonomi

OEK: Mjetet e ndara nga Qeveria të pamjaftueshme për subvencionin e pagave

Më: 15 janar 2021 Në ora: 14:44
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi theksoi se janë të pakënaqur me shumën e ndarjes se mjeteve nga qeveria për subvencionin e pagave në sektorin privat.

Kryetari Rukiqi në konferencën për media, tha se 6.5 milionë euro që janë ndarë sot nga qeveria janë të pa mjaftueshme për subvencionin e pagave.

Rukiqi tha se pritjet kanë që qenë të jenë mbi 200 milionë euro për sektorin privat.

“Me rritje të skemave sociale nuk arrihet rimëkëmbja ekonomike. Sa i përket masave është i mirëpritur ky vendim, megjithatë duhet të largohet edhe ora policore në zonat e kuqe. Ne si Odë ekonomike do të vazhdojmë të merremi me rikuperimin e pasojave nga pandemia”, tha ai.

Ai ka kërkuar mbështetje të veçantë edhe për mediat.

Rukiqi tha se edhe ky vit do të jetë vit i mbijetesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat