​Mustafa: Kemi përkrahur bujqit, gjatë kësaj jave kemi realizuar pagesat e subvencione të dyfishta mbi 20 milionë euro

Ekonomi

​Mustafa: Kemi përkrahur bujqit, gjatë kësaj jave kemi realizuar pagesat e subvencione të dyfishta mbi 20 milionë euro

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 16:38
Besian Mustafa

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa sot ka takuar fermerët në Viti, ku bëri të ditur se gjatë kësaj jave kanë realizuar pagesa-subvencione të dyfshita në vlerë prej mbi 20 milionë euro për mbi 17 mijë fermerë në të gjitha komunat e Kosovës.

Ministri në detyrë, Mustafa tha se në këtë vit, ministria të cilën e drejton ai ka ndihmuar fermerët në pandemi, duke i dyfishuar subvencionet për bujqit.

Ai tha se sektori i bujqësisë mbetet shtyllë kryesore për zhvillim ekonomik, siç tha ai Vitia me prodhimet bujqësore mbetet “hambarë” i furnizimit për këto produkte.

Mustafa: Gjatë kësaj jave kemi realizuar pagesa për dyfishimin e subvencioneve për mbi 17 mijë fermerë

“Sot jemi në vazhdën e fushatës të zgjedhjeve të parakohshme parlametare që mbahen më 14 shkurt. Jemi në komunën e Vitisë, një komunë që e kemi përkrahur mjaft shumë sa i përket bujqësisë nga Ministria e Bujqësisë, natyrisht kemi përkrahur të gjitha, 38 komunat e Republikës së Kosovës. Gjatë kësaj jave kemi realizuar pagesa për subvencione, pra për dyfishimin e subvencioneve 20.39 milionë euro për mbi 17 mijë fermerë anë e këndë Kosovës nga të gjitha komunat pa dallime regjionale e komunale. Pra kemi përkrahur mbi 17 mijë fermerë me mbi 20 milionë euro dhe kjo përkrahje do të do vazhdojë për çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj derisa të përkrahen të gjithë fermerët duke realizuar dyfishimin për vitin e kaluar dhe duke vazhduar me dyfishim të subvencioneve edhe në vitin 2021”, theksoi Mustafa.

Ndërsa, Vitia është ndër tri komunat e para që ka arrit marrëveshje për bashkëfinancim me Ministrinë e Bujqësisë për përfitim nga Projekti për Master planin e ujitjes së tokave bujqësore, që kap vlerën totale mbi 600 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat