Bitcoin "fluturon", për herë të parë shkon afër 50 mijë dollarë

Ekonomi

Bitcoin "fluturon", për herë të parë shkon afër 50 mijë dollarë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 18:39
Bitcoin

Vlera e Bitcoin ka shkuar afër 50 mijë dollarë. Bitcoin është rritur gati 20 mijë euro këtë vit.

Monedha digjitale arriti një rekord prej 49,714,66 dollarë gjatë ditës së sotme para. Bitcoin është akoma në rritje, kjo rritje ka qenë rreth 4% gjatë 24 orëve të fundit, raporton CNN.

Investitorët kanë ndikuar në rritje të çmimit të Bitcoin gjatë pandemisë ndërsa Rezerva Federale uli normat e interesit në afërsisht zero në muajin mars të vitit 2020, duke dobësuar rëndë dollarin amerikan.

Kjo e bën Bitcoin-in, një monedhë tërheqëse. Ekziston një kufi i caktuar për numrin e bitcoinave dhe investitorët besojnë se sapo të mbarojë furnizimi, vlera e monedhës digjitale mund të rritet.

Ndërsa Bitcoin po rritet në nivelet më të larta të të gjitha kohërave, investitorë të mëdhenj po e grumbullojnë atë, dhe kompani të mëdha të konsumit po e përqafojnë atë, duke ndihmuar në vlerësimin e shpejtë të Bitcoin.

Javën e kaluar, Tesla tha se së shpejti mund të pranojë monedhën digjitale si pagesë për makinat e saj.

Tesla, kompania më e vlefshme e makinave në tregun e aksioneve, tha se po mban disa prej parave të saj në Bitcoin dhe jo në monedhën tradicionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat