Gërxhaliu hedh kritika për Muratin: Bëni më shumë për sektorin privat, e jo të flitet

Ekonomi

Gërxhaliu hedh kritika për Muratin: Bëni më shumë për sektorin privat, e jo të flitet

Më: 7 prill 2021 Në ora: 20:16
Safet Gërxhaliu

Që nga sot deri me 18 mars kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid.

Qytetarëve në të gjithë territorin e Kosovës me vendimin e ri nuk u lejohet lëvizja e lirë nga ora 10 e mbrëmjes deri në orën 5 në mëngjes, përveç rasteve urgjente. Gjithashtu, institucionet publike dhe private të arsimit para-universitar kanë kaluar në mësim “online”.

Ndërsa, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre për 12 ditë, përveç shërbimit “merr me vete”. Vendimi ndalon edhe veprimtarinë e qendrave të mbyllura tregtare përveç shërbimeve esenciale.

Kjo ka ngjallur pakënaqësi te sektori privat, të cilët kanë kërkuar mbështje financiare pas dëmeve ekonomike që ka shkaktuar pandemia, e një gjë të tillë e ka premtuar Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në një konferencë të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Murati u shpreh se Qeveria do të bëjë të pamundurën që shëndeti ekonomik të mos dëmtohet, ai tha se masat konkrete do vijnë ditëve në vijim, ku nuk do të mungoi mbështetja për qiratë dhe pagat e punëtorëve.

Lidhur me këtë ka folur eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Gërxhaliu tha se fillimisht duhet të bëhen analiza të thella për situatën aktuale në vend, e pastaj të vendoset se çfarë masa të merren.

“Pandemia është në vlugun e vet, por besoj që paraprakisht duhet të bëhen analiza të thella kur merren vendime, në këtë drejtim kujdesen në kontributin e madh që mund të japin institucionet kosovare janë kontrolli i të infektuarve, jemi dëshmitarë të asaj që sot rrugëve bredhin njerëz me rezultate pozitive dhe kjo është brenga kryesore“, tha ai.

Tutje Gërxhaliu u shpreh se kur janë në pyetje bizneset duhet të bëhet më shumë në këtë drejtim, duke u implimentuar fillimisht një pako emergjente dhe se çdo ndihmë për sektorin privat është e mirëseardhur.

“Sa i përket bizneseve presim derisa të merret një vendim i ri se çka do të mbështetet ose cila fushë do të mbështetet nuk mund të komentohet, por është koha kur për biznese duhet të bëhet më tepër se sa vetëm të flitet, është koha kur duhet të ketë një solidaritet të mirëfilltë të institucionve në sektorin privat, nuk kemi të bëjmë këtu vetëm me qira dhe me paga, ju e dini sa njerëz dhe sa punëtorë në sektorin privat kanë mbetur pa paga që nga marsi i vitit të kaluar, prandaj besoj që një herë është dashur të draftohet një pako emergjente, të gjinden alterantiva të financimit të kësaj pakoje, e pastaj të vendosen masa, por sidoqoftë çdo ndihmë për sektorin privat është e mirëseardhur dhe duhet të duartrokitet“, tha Gërxhaliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat