Bislimi priti në takim drejtoren rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder

Ekonomi

Bislimi priti në takim drejtoren rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 19:48
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim sot drejtoren rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor,  Linda Van Gelder.

Në takim ishte i pranishëm edhe menaxheri nga Banka Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano Paolucci.

Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu vlerësimin për kontributin që Banka Botërore ka dhënë për implementimin e Pakos Emergjente Fiskale gjatë vitit të kaluar, sidomos për pikat e pakos që kanë pasur karakterin e skemave sociale.

Në takim u bisedua për projekte të ndryshme të cilat mbështeten nga Banka Botërore e të cilat kryesisht lidhen me skema sociale e politika zhvillimore.

Ndër të tjera u diskutua për mënyrat se si Qeveria mund të shfrytëzojë mjetet e mbetura monetare në lidhje me këto projekte dhe për fokusin e përbashkët që Qeveria dhe Banka Botërore e kanë në projektet që kanë karakter të mbrojtjes së mjedisit dhe ekonomisë së gjelbër.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat