Ministri Murati tregon sa milionë euro janë ndarë për blerjen e vaksinave anti-Covid

Ekonomi

Ministri Murati tregon sa milionë euro janë ndarë për blerjen e vaksinave anti-Covid

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 17:23
Albin Kurti dhe Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se pakoja e rimëkëmbjes ekonomike prej 420 milionë euro, do të ndahet në pesë kategori.

“Kjo pako është e përfshirë në buxhetin e rishikuar, shuma është 420 milionë euro. Në kudër të masave është edhe emetimi i bonove të diasporës, kurse sa i përket masave janë të ndara në pesë kategori, që është me mbështetjen e punësimit, masa e parë ka të bëjë me ata që kanë humbur vendin e punës për t’i kthyer në punë dhe do t’i ndajmë nga 170 euro në muaj për tre muaj. Synimi është që këtë vit të fillojmë më punësimin masiv te të rinjtë, do të ofrojmë kupon për të rinjtë që janë të interesuar të marrin trajnime të reja. Masa tjetër ka të bëjë me mbështetjen e punësimit të personave me nevoja të veçanta. Masa tjetër ka të bëjë me ringjalljen e ekonomisë dhe biznesit, do të mbështeten të gjithë prodhuesit deri në 20% të kryegjësë së kredisë, me 20% do të mbështeten edhe bizneset e grave. Masë tjetër janë investimet në Teknologji dhe milionë euro janë të dedikuara për inovacion dhe 3 milionë euro të tjera do të investohen për Parkun Inovativ në Prizren”.

Murati tha se do të mbështeten edhe familjet të cilat kanë humbur familjarët nga Covid-19.

“Janë të ndara 40 milionë euro për blerjen e vaksinave, kemi paraparë blerjen e teksteve shkollore si dhe bursa me vlerë prej 1 milion euro për nxënësit që studiojnë inxhinieri, matematikë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat