Ministri Murati publikon faktet: Ja çfarë ka keqpërdorur Qeveria Haradinaj

Ekonomi

Ministri Murati publikon faktet: Ja çfarë ka keqpërdorur Qeveria Haradinaj

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 18:23
Ministri Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati , ka thënë se janë bërë shumë keqpërdorime në projektin e autostradës  Prishtinë-Pejë saktësisht për 16 zona kadastrale, nga Qeveria Haradinaj.

Murati ka thënë se tashmë është konstatuar se qeveria Haradinaj ka falsifikuar me shumën prej 12 milionë eurove.

“Tashmë është konstatuar se qeveria Haradinaj ka falsifikuar me shumën prej 12 milionë eurove, dhe që ka dyfishim të vlerës së paraparë”, tha ai.

Murati ka theksuar se vërehet që ka keqpërdorime nga puna e kësaj autostrade.

“Vërehet që ka keqpërdorime nga puna e kësaj autostrade. Bëhet  fjalë për shumën prej 43 milionë eurove ku brenda saj ka dyshime që konstatojnë se ka falsifikim të 12 milionë eurove nga qeveria e Haradinajt. Çka del nga gjetjet është tek vlera e përgjithshme e pronave që janë miratuar nga vendimet e kësaj qeverie, ku vlera kap shifrën 43 milionë euro, pra përgjatë rrugës nga ai dokument vlerësues nga vendimi i qeverisë Haradinaj vlerat janë shtuar prej shumës 12 milionë euro”, tha Murati.

Tutje ministri tha se krejt kjo punë do pezullohet dhe do dërgohet në prokurori, duke kërkuar që përgjegjësit të dënohen.

“Ne do ta pezullojmë këtë proces, dhe do ta dërgojmë në prokurori që të mos dëmtohet buxheti dhe kërkojmë nga prokuroria që të dënoj përgjegjësit dhe ky vendim të anulohet e të rifilloj krejt ky projekt me shpronësimin e saj”, tha ai. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat