Disa nga zyrtarët e ATK-së kanë në pronësi biznese, kjo paraqet konflikt interesi

Ekonomi

Disa nga zyrtarët e ATK-së kanë në pronësi biznese, kjo paraqet konflikt interesi

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:20
Ilir Murtezaj dhe Shaip Havolli

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj dhe drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion(AKK) Shaip Havolli në një konferencë për media kanë prezantuar Rregulloren e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ATK, e cila njëherësh është ndër të parat që është bërë nga institucionet e vendit.

Drejtori i ATK, Murtezaj tha se një ndër prioritetet e tij mbetet zbatimi ose implementimi i kësaj rregulloreje.

“Përmes monitorimit synojmë të parandalojmë çdo mundësi që zyrtarë të ATK-së të keqpërdorin pozitën e tyre zyrtare”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i AKK-së, Havolli theksoi se si Agjenci kanë hasur që disa zyrtarë të ATK-së kanë në pronësi biznese, dhe kjo sipas tij paraqet konflikt interesi.

Për këtë ai tha se kjo Rregullore parandalon shkeljet ligjore nga ana e punonjësve të ATK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat