​ATK mbledh afër 45 milionë euro më shumë

Ekonomi

​ATK mbledh afër 45 milionë euro më shumë

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:25
ATK

Administrata Tatimore e Kosovës si njëri ndër institucionet kryesore të mbushjes së buxhetit të Republikës së Kosovës, thotë se ka vazhduar edhe më tej në tejkalimin e objektivave të parapara, më thekës të veçantë në inkasimin e të hyrave për periudhën janar-shtator 2021.

Sipas njoftimit të ATK-së, janë 44.8 milionë euro apo 11.2% të hyra tatimore të inkasuara për periudhën janar-shtator 2021, të cilat shifra kanë tejkaluar pritshmëritë krahas planifikimeve të parapara.

“Më tej statistikat tregojnë që ATK ka punuar me përkushtim në arritjen dhe tejkalimin e parashikimeve, kështu duke arritur që të mbledh në total 447.01 milion euro tatime, që nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të viti të kaluar, atëherë kemi rritje për 110.8 milion euro apo 33 %, si dhe në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019 kemi rritje prej 74.7 milion euro apo 20.1 %.

Një nivel si ky i arritjes së inkasimit të të hyrave, reflekton në zvogëlim të shmangieve tatimore, përfshirje të barabartë në sistemin tatimor të të gjithë tatimpaguesve, ulje të nëndeklaruesve, si dhe përkushtim profesional të stafit të ATK-së në zhvillimin e aktiviteteve sipas hartimit të planeve të punës dhe Strategjisë së Përmbushjes”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga ATK. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat