Inflacioni po rrezikon standardin e popullsisë në Kosovë

Ekonomi

Inflacioni po rrezikon standardin e popullsisë në Kosovë

Nga: Ismail Muçiqi Më: 23 tetor 2021 Në ora: 20:04
Ismail Muçiqi

2021 ishte vit i rritjes të shkallës së inflacionit në Republikën e Kosovës më shumë se asnjëherë më parë. Gjatë këtij viti çmimet e artikujve të ndryshëm jetësor të cilët janë të lidhura ngushtë me standardin e qytetareve u shtuan në mënyrë të pa kontrolluar po thuajse në të gjitha sektorët e ekonomisë.

Padyshim se kriza ekonomike Globale e cila i ka përfshi shumë shtete të Botës po reflektohet edhe në Kosovë. Kështu kohëve të fundit çmimet e derivateve të naftës u rritën për 20% u rritën edhe çmimet e miellit, të sheqerit, të vajit, të qumështit të cilat janë jetike për familjet kosovare. Është interesant të theksohet se askush nuk po mirët me këtë fenomen i cili po troket ne derën e çdo familje kosovare.

Shtrohet pyetja? Cili është roli i organizatave sindikale të cilat mision kanë mbrojtjen e standardit të punëtoreve. Deri më tani rroga minimale e punëtorit ishte 170 euro shumë kjo që nuk mjafton as për shpenzimet e udhëtimit 1 mujor dhe për një racion të ushqimit ditor të punëtorit. Organizata sindikale në Kosovë po thuajse ekziston vetëm në letër. Kohë pas kohe personat e caktuar kinse ne emër te sindikatës prononcohen para mjeteve të informimit më shumë duke u promovuar për vetveten sesa për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes në klasën punëtore.

Është e pa shpjegueshme sesi Agjensioni i Statistikave të Kosovës nuk deklarohet për grafikonin e shkallës së inflacionit në Kosovë. Rreth këtij problemi padyshim se ka obligim kushtetues dhe ligjor të veprojë edhe Qeveria përkatësisht Ministria e Financave përmes instrumenteve të saja financiare duke bërë rivalizimin e të ardhurave personale të punëtoreve në sektorin e shërbimit civil. Duhet theksuar se kategoria më e goditur nga ky inflacion i egër janë pensionistët kontribut dhënës të Kosovës të cilët kanë mbetur ne mëshirën e askujt. Ka vite që kësaj kategorie të popullsisë e cila ka dhen shumë mund dhe djersë për Kosovën dhe zhvillimin e saj nuk u janë shtuar pensionet.

Ende kanë mbetur në jetë më pak se 40 mijë pensionistë të cilët janë të rrezikuar si nga mosha, nga shëndeti, përkujdesja ndaj tyre e të cilët po përballen edhe me mungesë të barërave dhe shërbimeve tjera për një jetë të dinjitetshme që e kanë merituar.

Për këtë gjendje të krijuar në Kosovë padyshim se i kanë kontribuar Qeveritë e kaluara të cilat pak ose fare janë marrë me jetën dhe standardin e popullsisë. Sot në Kosovë janë krijuar dy kategori të klasave të popullsisë. Kategoria e të pasurve [milionerëve] të politikaneve të cilët punuan dhe krijuan pasuri për vetën dhe familjen e tyre dhe kategoria e dytë e popullsisë është, klasa e të varfërve e cila është e papunë, e anashkaluar dhe e përbuzur nga ish institucionet që udhëhiqen me shtetin. Se deri kur do të flasim për anomalitë dhe deformimet e politikës në shoqërinë kosovare varet shumë nga ngritja e vetëdijes dhe përgjegjësisë për funksionimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat