Rukiqi: Rritja e çmimeve vjen për shkak të ç’rregullimit në tregjet globale

Ekonomi

Rukiqi: Rritja e çmimeve vjen për shkak të ç’rregullimit në tregjet globale

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 00:54
Berat Rukiqi

Rritja e çmimeve të disa produkteve ka shkaktuar reagime tek shumë qytetarë në Kosovë.

Disa nga ta mendojnë se fajtor për rritjen e çmimeve është qeveria.

Por, kush në të vërtetë është fajtor? Këtë në Edicionin Special e ka shpjeguar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.

Rukiqi tha se nuk mund të konsiderohet fajtore qeveria për shkak se kjo vjen si pasojë e ndikimit në tregjet globale.

“Ekspertiza ekonomike e imja por edhe e atyre që janë profesional në këtë aspekt nuk mund ta fajësojnë një individ apo nuk mund ta fajësojnë një dikaster, apo nuk mund ta fajësojnë qeverinë në këtë rast”.

“Pse ka ardhur deri tek rritja e çmimeve? Jo, tash për ta mbrojtur por për ta qenë real kjo vjen për shkak të ç’rregullimit në tregjet globale”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat