Kërkohet që më procedurë të përshpejtuar të procedohet projektligji për inspektimet

Ekonomi

Kërkohet që më procedurë të përshpejtuar të procedohet projektligji për inspektimet

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 12:29
Komisioni për Ekonomi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka prezantuar dhe arsyetuar Projektligjin për inspektimet, e cila ka kërkuar nga Komisioni për Ekonomi procedimin e këtij projektligji me procedurë të përshpejtuar, për shkak se siç theksoi ajo të gjendjes jo të mirë në treg dhe rrezikut të shëndetit të qytetarëve nga produktet ushqimore dhe të tjera.

Ministrja Hajdari tha se me këtë projektligj është paraparë krijimi i një Agjencioni të ri koordinues për inspektime në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

“Ky projektligj është i trashëguar nga qeveritë e kaluara”, tha ajo.

Ndonëse është kritikuar nga deputeti Pal Lekaj, i cili tha se futja e këtij institucioni nën ombrellën e Zyrës së Kryeministrit është e rrezikshme dhe e papranueshme.

Në anën tjetër, anëtarja tjetër e këtij Komisioni, Mimoza Kusari Lila duke mbështetur këtë projektligji, tha se në këtë mënyrë do të ketë bashkërendim dhe koordinim të punës së inspeksionit edhe me ata të nivelit lokal nëse futet kjo agjenci në Zyrën e Kryeministrit.

“Është një përpjekje për të vendosur rend dhe rregull në këtë sektor”, tha ajo.

Ministrja e MINT, Hajdari ka thënë mekanizmi i ri pran Zyrës së Kryeministrit është një reformë në fushën e inspektimeve, që është kërkuar tash dhjetë vjet.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala nuk është pajtuar që kjo çështje të shkon me procedurë të shpejtë.

Ministrja Hajdari duke iu përgjigjur kryetarit të Komisionit, Ferat Shala, ka thënë se kostoja e këtij mekanizimi të ri është 1 milion euro.

Derisa ajo bëri me dije se në vend janë 30 inspektora, e që sipas Hajdarit me këtë projektligj parashihet edhe numri i rritjes së inspektorëve.

Anëtari i këtij Komisioni Abelard Tahiri derisa nuk mori përgjigje nga ministrja Hajdari për numrin e inspektorëve, tha se ka informacione që rreth 800 inspektor janë në nivel vendi.

Deputeti Tahiri ka kërkuar një analizë më të thellë për këtë, dhe kërkoi që ky projektligj të tërhiqet, sepse siç tha ai mund të bie ndesh edhe me Kushtetutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat