S’ia zgjati orarin e punës, gastronomët kërcënojnë Qeverinë

Ekonomi

S’ia zgjati orarin e punës, gastronomët kërcënojnë Qeverinë

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 19:14
Albin Kurti, gastronomët

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërcënuar Qeverinë se mund të shkaktojë krizë ekonomike, pasi nuk po i respekton kërkesat e tyre.

Kryetari i SHGK-së, Petrit Kllokoqi, ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe institucionet relevante, për asnjë moment të vetëm nuk e përkrahën gastronominë, megjithatë, sipas tij, pa fije turpi i shfrytëzojnë shërbimet e gastronomëve.

“Në çdo vend të botës, vaksinimi nënkupton funksionim të lirë të jetës, përveç në Kosovë, ku vaksinimi nuk nënkupton ASGJË, ama bash ASGJË!”, shkruan Kllokoqi.

“Nuk e di se si atyre u shijon kafeja që shërbehet nga një kamerier, i cili tash e sa kohë e merr rrogën me zbritje! Ishim ne, Shoqata e Gastronomëve, ata që ndihmuam me fushatat tona, në vaksinimin rekord dhe pas gjithë kësaj, si na falënderoni JU?! Na keni mbyllur, na keni poshtëruar, na keni nëpërkëmbur dhe në fund na keni dënuar, pa mbarim. Në çdo vend të botës, vaksinimi nënkupton funksionim të lirë të jetës, përveç në Kosovë, ku vaksinimi nuk nënkupton ASGJË, ama bash ASGJË! Nejse, nuk ka mbetur edhe gjatë siç duket, që gastronomia të shuhet si fushë ekonomike dhe atëherë hiperinflacioni ekonomik do të jetë problem më i madh, sesa vet virusi, ndaj te cilit asnjëherë nuk fituat! Bëhuni gati ta korrni atë që mbollët!”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.

Aktualisht në Kosovë, gastronomia punon nga mëngjesi deri në ora 23:00 të mbrëmjes, pasi nga ora 00:00 në Kosovë fillon ora policore. Edhe në masat e rishqyrtuara të Qeverisë, orari i gastronomisë mbetet i njëjtë dhe nuk ndryshon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat