Rukiqi i Odës Ekonomike: Shqipëria po i fut me një thes prodhuesit nga Kosova me ata global

Ekonomi

Rukiqi i Odës Ekonomike: Shqipëria po i fut me një thes prodhuesit nga Kosova me ata global

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 20:40
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se për prodhuesit kosovarë kjo politikë fiskale është diskriminuese.

Rukiqi rendit problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e Kosovës për ta shitur produktin e tyre në Shqipëri.

“E thash që nuk e kanë vendet e tjera, Shqipëria e ka të veçantë, e ka me një norme të caktuar për prodhuesit e mëdhenj të pijeve alkoolike.

Nuk mund të krahasohet “Birra Peja” me një prodhues global të pijes por në rastin e Shqipërisë kjo ka ndodh dhe e ka fut në thes me këta prodhues të mëdhenj global dhe e paguan normën e akcizës që e paguajnë edhe ata”, ka thënë Rukiqi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat