ATK-ja do të publikojë aplikacionin, ku do të mund të verifikoni nëse jeni në listën e të paguarve

Ekonomi

ATK-ja do të publikojë aplikacionin, ku do të mund të verifikoni nëse jeni në listën e të paguarve

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 21:29
ATK

Valentina Bytyqi-Sefa, zëdhënëse e Administratës Tatimore të Kosovës, ka thënë se kjo administratë është duke punuar në publikimin e një aplikacioni, ku qytetari mund ta verifikojë nëse është ose jo në listën e punëtorëve të paguar.

“Kemi filluar me një kampanjë të re, jemi në përfundim të aplikacionit, i cili do të ndihmojë qytetarët ta verifikojnë vetën se a janë në listat e punëdhënësit të tyre, pasi deri tani ky proces ka qenë më i komplikuar”, ka thënë Bytyqi.

Ajo po ashtu tha se këtij aplikacioni do t’i shtohet edhe opsioni për denoncimin e punëdhënësit nga punëtori, nëse ky i fundit nuk figuron në listën e tyre.

E gjithë kjo iniciativë, sipas saj, vjen pas shumë vështirësive që kanë hasur qytetarët në tërheqjen e 10 përqindëshit, ku shumë prej tyre nuk kanë pasur mundësinë e tërheqjes, pasi nuk kanë figuruar në lista.

“Tërheqja e 10 përqindëshit e ka nxjerrë në pah se shumë punëtorë nuk e kanë ditur prej kur ka filluar tërheqja e tyre, sepse nuk figurojnë në listat e Administratës Tatimore si punëtorë të paguar, pasi nuk janë paguar tatimi në burim dhe kontributet pensionale”, ka vazhduar ajo.

Ajo po ashtu shtoi se 98 për qind e shërbimeve që i marrin tatimpaguesit janë të digjitalizuar, që i bie se ata nuk kanë nevojë të shkojnë në objektin e ATK-së për shërbime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat