Rusinovci për ngritjen e çmimeve të produkteve për mbjellje: Do të jetë e papërballueshme për fermerët

Ekonomi

Rusinovci për ngritjen e çmimeve të produkteve për mbjellje: Do të jetë e papërballueshme për fermerët

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 16:19
Imer Rusinovci

Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se çmimet e produkteve për mbjellje të kulturave bujqësore kanë shënuar ngritje deri në 300 përqind.

Sipas tij kjo do të ketë ndikim tek bujqit dhe fermerët – në veçanti tek ata të vegjlit.

“Kurba, trendi aktual është mjaft dinamik. Nuk jemi prodhues të farërave dhe plehrave dhe inputeve të tjera, përfshirë pesticidet. Plehu mineral Urea është shtrenjtuar për 3oo përqind dhe 200 përqind plehrave komplekse”, është shprehur Rusinovci.

“Do të jetë sfidë dhe ndoshta e papërballueshme për fermerët – sidomos të vegjlit që nuk mund të jenë absolutisht në parimin e konkurrencës me fermerët e rajonit. Importin e farës e kemi nga vendet e rajonit, Kroacia, Hungaria dhe Serbia. Në përmasa të mëdha dominon edhe sot e kësaj dite asortimenti nga Serbia dhe Hungaria, jo për diçka specifike por vetëm për shkak të transportit”.

Për të institucionet shtetërore do të mund që të krijonin lehtësira, megjithëse thekson se tash është vonë për të mbjellurat pranverore.

“Mundësia që ekziston është që të jepen plehra dhe farëra me kredi të ulëta”.

Rusinovci ka theksuar se pa bujqësi të zhvilluar nuk mund të ketë industri ushqimore.

“Me bujqësi nuk mund të bëhemi të pasur brenda natës, me bujqësi mund të jetohet mirë”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat