Salihu nga Oda Ekonomike Britani-Kosovë: Synojmë të sjellim investitorë anglezë

Ekonomi

Salihu nga Oda Ekonomike Britani-Kosovë: Synojmë të sjellim investitorë anglezë

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 17:08
Arbnor Salihu

Zhvillimi i lidhjeve ekonomike Britani e Madhe – Kosovë është synimi i Odës Ekonomike e cila do ta hapë degën edhe në Prishtinë.

Arbnor Salihu nga bordi i kësaj ode, ka shpalosur edhe idenë e rritjes së eksporteve të produkteve kosovare.

“Po duam të krijojmë besim që të eksportohet nga Kosova. Ka investitorë të interesuar në fushatë për energji të ripërtëritshme, ndërtim…” është shprehur Salihu.

“Me rëndësi që kompanitë kanë apetit për të investuar. Me një vullnet dhe platformë si Oda Ekonomike që po e bëjmë ne, mund të jetë urë që ketë besim për investime në Kosovë. Duhet bizneset të anëtarësohen. Kemi disa anëtarë që po duan të punojnë me ne. Pas marrëveshjeve me to shpresojmë në rezultate reale që janë afatgjata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat