Bujqit në kontekstin e inflacionit (rritjes së çmimeve)

Ekonomi

Bujqit në kontekstin e inflacionit (rritjes së çmimeve)

Msc. Egzon Kastrati Nga Msc. Egzon Kastrati Më 13 shkurt 2022 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Rritja e përgjithshme e çmimeve me nivel global dhe rritja e çmimeve të përgjithshme në Kosovë kanë afektuar në masë të madhe të gjitha kategoritë e shoqerisë.

Rritja e çmimeve të të mirave bazike, çmimeve të naftës rritja e çmimeve të produkteve që përdoren si lëndë e parë për bujqësi do të krijoj një destruktivitet të madh për këtë kategori.

Rritja e përgjithshme e çmimeve të bukës, perimeve, nëse e analizojmë në ASK me një rritje të përgjithshme 5.7% do të vazhdojë me një trend linear të rritet, marrë parasysh rritjen e çmimeve të të mirave tjera që afektoj sektorin e bujqësisë si të mira të varura direkt apo indirekt më këtë sektor.

Rritja e çmimeve të naftës do të afektojë drejtpërdrejtë bujqit sidomos në këtë periudhë kur ata fillojnë aktivitetin e tyre duke rritur koston e operimit dhe kultivimit të kulturave bujqësore.

Varësia e madhe nga importi që ka ekonomia e Kosovës ka ndikuar që të rriten edhe çmimet e produkteve që përdoren si lendë e  parë për bujqësi (plehrat artificale, kimikatet e tjera stimulative për bimë) gjë që do të afektoj punën e bujqëve duke destimuluar ata dhe duke ndikuar në rendimentin e kulturave bujqësore që në periudhë afatgjate do të ndikoj edhe me rritje të çmimeve të produkteve bujqësore.

Mbulimi i kërkesave të konsumit të brendshëm me të mirat bazike varet nga rritja e kapaciteteve prodhuese dhe rendimenti i kulturave bujqësore.

Qeveria duhet të ndërmerr masa në subvencionim të bujqëve gjatë kësaj periudhe e sidomos prioretizimin e kulturave qe lidhen drejtperdrejt me konsumin esencial, sepse në të kundërt edhe bujqit, por edhe qytetarët do të jenë në situatë të veshtirë për të mbijetuar. 

"Bujqësia është sektor esencial i prodhimit të ushqimit të një vendi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat