“Për katër muaj, mbi 200 mijë punëtorë aplikuan për viza pune”

Ekonomi

“Për katër muaj, mbi 200 mijë punëtorë aplikuan për viza pune”

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 11:25
Jusuf Azemi

Azemi: Për katër muaj, mbi 200 mijë punëtorë aplikuan për viza pune

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Sektorin Privat, Jusuf Azemi tha sot se punëtorët e sektorit privat ballafaqohen me shumë probleme.

Ai tha se përveç pagës minimale ky sektor përballet edhe me vështirësi të tjera.

Azemi përmendi edhe diskutimet me MSH-në që edhe për punëtorët teknik në spital të ndahen shtesa ashtu si për mjekët e infermierët. E një gjë e tillë sipas tij nuk është realizuar as pas shtatë muajsh negociata.

“Përveç pagës minimale ne në jetën e përditshme kemi probleme të ndërsjella dhe duhet të japin shumë sqarime. Realisht duhet t’i njoftojë punëtorët e sektorit privat të Kosovës, në raport me dialog se nuk jemi të kënaqur me Qeverinë që e kemi dhe gjithë dialogun që e kemi pasur gjatë kësaj kohe e veçanërisht me Ministrinë e Shëndetësisë. Tjetër dialog nuk kemi pasur”, ka thënë ai.

Ne si punëtor të sektorit privat kemi kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që edhe punëtorët teknik që punojnë në spitale, ambulantë dhe QKMF të na japin një konfirmim se edhe këtyre punëtorëve duhet që t’u jepet një shtesë  prej 60 euro sikur mjekëve, infermiereve dhe të tjerëve. Edhe pas shtatë muajsh nuk kemi një vendim se a do të ja japin apo ji”, tha më tutje ai.

Më tutje Azemi tha se vetëm në katër muajt e fundit mbi 200 mijë punëtorë kanë aplikuar për viza pune jashtë Kosovës.

Më shumë se 200 mijë punëtorë bren 4 muajve kanë aplikuar për viza pune që të dalin jashtë. Çfarë është më e rënda është se në vitet e kaluara kemi pasur ikje të të rinjve pa ndonjë profesion apo që nuk kanë qenë të angazhuar diku në procesin e punës, ndërsa në vitin e punës kemi ikje të punëtorëve të profesioneve të caktuara”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat