Sindikatat kërkojnë nga 100 euro për të gjithë të punësuarit deri të draftohet Projektligji për paga

Ekonomi

Sindikatat kërkojnë nga 100 euro për të gjithë të punësuarit deri të draftohet Projektligji për paga

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës nga 100 euro për të gjithë të punësuarit deri sa të draftohet Projektligji për Paga.

Këtë kërkesë BSPK-ja ka thënë se po e bën për shkak të pandemisë dhe rritjes së çmimeve të produkteve esenciale dhe të energjisë elektrike e të karburanteve që kanë sfiduar të punësuarit.

Në një takim që ka mbajtur Kryesia Ekzekutive e BSPK-së është vendosur që përfaqësuesi i saj të takohet urgjentisht me kryeministrin Albin Kurti.

“Kryesia Ekzekutive e BSPK-së duke e ditur se gjendja e mirëqenies sociale e vështirësuar për shkak të pandemisë e së voni edhe për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve esenciale si dhe të energjisë elektrike e të karburanteve ka sfiduar keq të punësuarit, të cilëve ka kohë që nuk u janë harmonizuar koeficientet e rregulluar pagat, atëherë ne duhet të veprojmë, dhe përderisa pritet të draftohet Projektligjit për Pagat, BSPK do të kërkojë nga kreu i Qeverisë që të gjithë të punësuarve t’ju jepet një shtesë prej 100€”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat