Guvernatori Mehmeti takoi Komisioneren për Informim dhe Privatësi, Sogojeva Dermaku

Ekonomi

Guvernatori Mehmeti takoi Komisioneren për Informim dhe Privatësi, Sogojeva Dermaku

Më: 7 mars 2022 Në ora: 18:14
Foto nga takimi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim Komisioneren për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva-Dermaku.

Në takim, Guvernatori Mehmeti dhe Komisionerja Sogojeva-Dermaku u dakorduan që të rritin nivelin e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve dhe veprimeve në kuadër të fushë veprimtarive, kompetencave dhe autorizimeve të të dyja institucioneve.

Mes tjerash, dy institucionet u pajtuan për ngritjen e mekanizmave koordinues.

Të cilët do të jenë në komunikim të vazhdueshëm për çështje të interesit të përbashkët në zbatim të legjislacionit dhe autorizimeve që kanë institucionet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat