Kërkohet rritja e pensioneve - Si të jetohet në këtë krizë me 100 euro/ A po mbetet emigrimi rruga e vetme?

Ekonomi

Kërkohet rritja e pensioneve - Si të jetohet në këtë krizë me 100 euro/ A po mbetet emigrimi rruga e vetme?

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 22 mars 2022 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon ende, ani pse kanë kaluar më shumë se 15 ditë që nga fillimi i saj.

Rusia e pamëshirshme, ndërsa Ukraina shumë rezistence, po vazhdojnë luftimet e ashpra mes vete.

Kjo luftë ka arritur të destabilizoj mjaft shumë ekonominë e thuaja secilit vend europian, e natyrisht e ka prekur edhe Kosovën.

Rritja e çmimeve të produkteve pastaj edhe naftës, sikur e prekin kulmin e durimit të secilit qytetarë, ani pse kjo rritje vjen si rezultatet i zhvillimeve në gjithë botën.

Ekonomia e Kosovës që nga pandemia ka pasur zbehje dhe për t’u këndellur qeveria çdo ditë po punon rreth saj.

Mirëpo, qytetarët vazhdimisht po kërkojnë edhe tërheqjen e një shume nga Trusti, pasi të njëjtit thonë që rrogat janë shumë të vogla për të përballuar çmimet e larta.

E pjesa më e prekur në këtë mes është ajo e pensionistëve, pensionet e të cilëve mund të mos ju dalin as edhe për nevojat esenciale të tyre.

Mirëpo a duhet të ketë rritje të pensioneve?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat