​Zusi: Me përpunimin e mbetjeve shtazore po mbrojmë mjedisin dhe po sigurojmë lëndë të parë

Ekonomi

​Zusi: Me përpunimin e mbetjeve shtazore po mbrojmë mjedisin dhe po sigurojmë lëndë të parë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 12:14
Alban Zusi

Alban Zusi, pronari i kompanisë “INCA Albania”, kompani e cila vepron në Lezhë, thotë se përmes sipërmarrjes së tij që bënë përpunimin e mbetjeve shtazore dhe i shndërron ato në lëndën e parë dhe konsum human, të cilat eksportohen në tregun evropian dhe atë aziatik, kanë kontribuar në mbrojtjen e mjedisit, si dhe tejkalimin e sfidës botërore për lëndën e parë dhe luftën me varfëri.

Zusi i cili tashmë këtë biznes të tij e ka shtrirë edhe në Kosovë, po synon që të hap edhe një fabrikë të përpunimit të mbetjeve në vendin tonë, por thotë se aktualisht nga Qeveria e Kosovës janë duke pritur disa aprovime.

Ai ka treguar se prodhimet e kompanisë së tij eksportohen në shume vende evropiane dhe aziatike.

Zusi: Produktet tona janë prezente në vendet evropiane dhe aziatike

“Ajo çka ne bëjmë në Shqipëri prej afro 14 vitesh është një aktivitet përpunues industrial, pothuajse me cikël të mbyllur. Jemi ndoshta ndër të pakët, ndër të vetmet industri të konsideruara që marrim përpunojnë çdogjë që deri para pak kohë konsiderohej mbetje e kthejmë në lëndë të parë dhe pas transformimit total në kompleksin tonë që e kemi në Lezhë, ndajmë në produkte në lëndë të para për produktet e sallamit, lëndë të para për konsum human, i cili eksportohet në vende aziatike, në produkte që eksportohen në vendet e Bashkimit Evropian sepse tregu jonë kryesor është BE, Gjermani, Austri, Itali, Francë, Belgjikë, Irlandë, pothuajse gjithë tregu, Poloni dhe në të njëjtën kohë kontribuojmë ndjeshëm në tregun vendas sepse nga prezenca e kompanisë tonë edhe tregjet vendase po përjetojnë kosto të ulëta të lëndëve të para që furnizohen nga kompleksi jonë industrial...Vitin e kaluar kompania jonë ka kontribuar në këtë sfidë globale duke i kontribuar tregut me mbi 2 mijë e 500 tonë lëndë të para produkte të gatshme ushqimore që japin kontributin e tyre në luftën ndaj varfërisë“, theksoi ai.

Në një intervistë për KosovaPress, drejtori i “INCA Albania”, Alban Zusi ka folur edhe për përfitimet mjedisore nga kjo lloj industrie që ai e zhvillon në Shqipëri që nga viti 2014.

Zusi: Insutria jonë e përpunimit ndikon në mbrojtjen e mjedisit nga ndotja

“Por kontributi jonë më i rëndësishëm i aktivitetit tonë dhe i qasjes tonë është do të thoja kontributi mjedisor që ne japim për shkak se vetëm gjatë vitit të kaluar ne kemi kursyer mjedisit një ndotje e cila e përkthyer në normat e dioksidit të karbonit të çliruar në atmosferë do të ishte 17 mijë tonë dioksid karboni të munguara tashmë fal industrisë tonë, fal përpunimit të lëndëve tona të para të cilat në rrethana do të ishin mbetje do të ishin ndotje për atmosferën, lumenjtë, për ujërat nëntokësore", theksoi Zusi.

Ai po ashtu tregon se kompani e drejtuar nga ai ka arritur që mbetjet shtazore që dikur ishin shqetësim tani kthehen nëprodukte të cilat shkojnë për konsum human, si lëndë të para për blegtorinë, ushqim për kafshët e shoqërimit dhe lëndë të para për farmaceotik.

Zusi u shpreh se para më shumë se 1 viti edhe në Kosovë ka nisur të shtrij aktivitetin e tij. Ai thotë se fillimisht ka nisur vetëm me grumbullimin e këtyre mbetjeve, ndërsa përpunimi i tyre është bërë në fabrikën e cila ndodhet në Lezhë.

Por tashmë ai po synon që edhe tregun kosovar ta pasurojë edhe me një këso lloj fabrike, e cila do të punësonte rreth 50 punëtorë.

Prandaj, kërkon vëmendje më të madhe nga qeveria kosovare për kompanitë eksportuese që duan të investojnë në Kosovë.

Zusi: Synojmë të hapim një kompani përpunimi edhe në Kosovë, ku do punësoheshin rreth 50 punëtorë

“Në këtë kontekst ne filluam me Kosovën më tepër për të parë dhe për ta testuar si treg në një realitet të vogël mund të them se ishte i vështirë si aksion si fillim, por jemi besimplotë se mund të krijojmë një realitet shumë të mirë dhe në planet tona është që nga grumbullues të lëndëve të para të cilat shkojnë dhe transformohen përpunohen në Shqipëri. Ne po mendojmë që shumë shpejt të krijojmë stabilimentet tona përpunuese siç i kemi në Shqipëri, edhe në Kosovë me qëllim që transformimi së paku deri në nivel 70-80% të tyre të realizohen në Kosovë që të krijojmë një vlerë sa më të shtuar brenda territorit kosovar. Mendojmë se nga ky realitet do të punësojmë mbi 40-50 punonjës të rinj në Kosovë, pa diskutim që të ardhurat do të shtohen dhe do të lihen brenda këtij territori, por që mendojmë se Kosova mund të jetë një platformë shumë e mirë për të përpunuar edhe lëndë të para të grumbulluara nga vendet e rajonit, mendojmë që në Kosovë të sjellim të përpunojmë edhe lënda të para të grumbulluara nga Maqedonia, zonat kufitare të Malit të Zi dhe nga Serbia Jugore nga zona e Preshevës për ta kthyer aksin Lezhë-Prishtinë në një aks qendror rajonal në këtë lloj industrie”, tha ai.

Tashmë kriza e cila ka prekur të gjithë botën dhe inflacioni ka shënuar rritje të madhe, pronari i kompanisë “INCA Albania”, Alban Zusi thotë se kanë arritur ta përballojnë këtë krizë fal bashkëpunimit të mirë me kompanitë botërore që janë lidere.

Ai tregon se çmimet për lëndën e parë që ata ofrojnë nuk i kanë ndryshuar as për tregun vendor dhe as atë kosovar, por ndryshe kanë vepruar me atë ndërkombëtar.

Zusi: Kriza ka prekur edhe biznesin tonë, por çmimet nuk i kemi rritur për tregun vendor

“Pa diskutim që kriza ka ndikuar në çdo lloj biznesi ne kemi një pjesët ë rëndësishme të biznesit të kostove të bazuara në kostot energjetike, në gaz, në karburante, në energji elektrike po e po por duke qenë se grupimi ynë ka lidhje jashtëzakonisht të mira me kompanitë lider në nivel evropian dhe botëror ne kemi arritur ta përballojmë këtë në saje të këtij bashkëpunimi duke qenë që arrijmë të prodhojmë produkte shumë cilësore dhe të shitshme në tregjet më të mira të palimituara, të pakufizuara por edhe të cilët na japin dhe na mirëkuptojnë në rritjen e kostove....Për tregun shqiptar ne nuk kemi rritur asnjë çmim për asnjë cent për tregjet e eksportit pa diskutim që i kemi rritur çmimet por tregut shqiptar nuk i kemi rritur asnjë çmim dhe do të përpiqemi ta mbajmë këtë qasje për industritë shqiptare që furnizohen nga produktet tona do mundohemi ta ruajmë çmimin”, u shpreh Zusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat