Ministria e Tregtisë: Sot pati rritje të çmimit të naftës, autoritetet po inspektojnë terrenin

Ekonomi

Ministria e Tregtisë: Sot pati rritje të çmimit të naftës, autoritetet po inspektojnë terrenin

Më: 30 mars 2022 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka reaguar pas rapotimeve se është rritur përsëri çmimi i naftës, tashmë me çmim 1.69 litra.

Kjo ministry thotë se kjo lë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit, ndërsa autoritetet po inspektojnë në terren situatën.

”Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem”.

Ndërkohë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se çmimi i derivateve të naftës do të bie në ditët në vijim, pasi siç tha ai, dy ditët e fundit ka pasur rënie të çmimit të naftës për 120 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat