Komunikatë lidhur me arritjet në sektorin e sigurimeve

Ekonomi

Komunikatë lidhur me arritjet në sektorin e sigurimeve

Më: 5 prill 2022 Në ora: 15:34
Banka Qendrore e Kosovës

Sektori i sigurimeve në Kosovë, që nga fillimi i aktivitetit të tij, është ballafaquar me probleme, performancë jo të kënaqshme, si dhemospajtueshmëri me kërkesat rregullatore të parapara me legjislacionin në fuqi te disa sigurues.

Përpos tjerash, një gjendje e tillë është ndikuar edhe nga disa faktorë siaplikimi i tatimit në bruto primin e shkruar apo tatimin në qarkullim prej 5përqind, detyrimin e sektorit të sigurimeve për kontribut ndaj Kryqit të Kuqme1përqind të bruto primeve, si dhe dëmet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Derisa çështja e tatimit në qarkullim dhe kontributit për Kryqine Kuq janë adresuar, automjetet e pasiguruara vazhdojnë të mbesin shqetësim për sektorin e sigurimeve.

Duke marrë parasysh ngecjen e këtij sektori, gjatë viteve të fundit, BQK-ja ka ndërmarrë një varg masash dhe reformash me qëllim që sektori i sigurimeve të sigurojë pajtueshmëri me kornizën ligjore në fuqi.

Për këtë qëllim, gjatë viteve të fundit, BQK-ja ka marrë me dhjetëra masa administrative kundrejt siguruesve, përfshirë edhe revokimine dy licencave.

Si rezultat i këtyre masave të ndërmarra, gjatë tri viteve të fundit aksionarët e disa prej siguruesve kanë injektuar kapital në vlerë mbi 16 milionë euro.

Si rrjedhojë, ju informojmë se me 31 mars 2022, të gjithë siguruesit që ushtrojnë aktivitetin e sigurimeve në vend, janë në përputhje me kërkesat ligjore të BQK-së.

Duke marrë parasysh faktin që sektori i sigurimeve në Kosovë është tërësisht i kapitalizuar dhe në pajtim me kërkesat ligjore në fuqi, BQK-ja në bashkëpunim me Bankën Botërore janë duke ndërmarrë veprimet përfundimtare për të liberalizuar tregun e produktit të autopërgjegjësisë.

Që nga data 4 prill 2022, në BQK janë duke qëndruar ekspertët e Bankës Botërore me të cilët do të dizajnohet modeli i ri i primit të bazuar në rrezik dhe udhërrëfyesi për solvencën 2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat