Mehmeti takohet me ambasadorin e Australisë në Kosovë, Andrea Carlo Biggi

Ekonomi

Mehmeti takohet me ambasadorin e Australisë në Kosovë, Andrea Carlo Biggi

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 12:44
Foto nga takimi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim ambasadorin e Australisë të akredituar për Kosovë, Andrea Carlo Biggi.

Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi ambasadorin e Australisë të akredituar për Kosovë lidhur me zhvillimet e fundit makroekonomike në vend, me theks të veçantë në sektorin financiar dhe atë bankar.

Guvernatori Mehmeti tha se sektori financiar po vazhdon të performojë mirë dhe me rritje të aktivitetit të tij duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit. Gjithashtu theksoi se edhe sektori i sigurimeve, fondeve pensionale, institucioneve mikrofinanciare dhe i institucioneve financiare jobankare janë karakterizuar me performancë pozitive.

Nga ana tjetër, ambasadori i Australisë i akredituar për Kosovë z. Andrea Carlo Biggi vlerësoi lartë punën e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe zhvillimet në sistemin financiar,, si dhe shprehu gatishmërinë për përkrahje të BQK-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat