​Mblidhen naftëtarët, shqyrtojnë gjendjen e krijuar pas ngritjes së çmimeve të karburanteve

Ekonomi

​Mblidhen naftëtarët, shqyrtojnë gjendjen e krijuar pas ngritjes së çmimeve të karburanteve

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 12:02
Foto nga takimi

Naftëtarët janë mbledhur në Odën Ekonomike të Kosovës për të shqyrtuar gjendjen e krijuar pas ngritjes së çmimeve enorme të karburanteve në vend.

Takimi i cili po udhëhiqet nga kryetari i shoqatës, Fadil Berjani është i mbyllur për media.

Ndërkohë, në këtë takim po diskutohet edhe paralajmërimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.

“Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse. MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt. Në ndërkohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po vazhdon monitorimin e tregut".

Obiliq 08.06.2022 – 13:00. Është raportuar një rrahje mes disa personave kosovarë ku gjatë rrahjes kanë përdorur edhe thika me ç’rast viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Policia ka arrestuar tre prej tyre dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat